16 mijë e 220 kg produkte të ndryshme ushqimore si dhe 42 litra pije me afat të skaduar janë konfiskuar nga inspektorët e komunës së Drenasit.
Drejtoresha e Inspeksionit e kësaj komune, Aurora Berisha, ka deklaruar se malli është konfiskuar nga disa dyqane të qytetit.
Sipas saj, komuna ka pranuar shumë ankesa nga qytetarët, të cilët janë përballur me produkte me afat të skaduar.
Berisha thotë se ky aksion është ndërmarrë qëllimisht pasi për festat e fundvitit qytetarët janë të prirur të blejnë më shumë produkte ushqimore.
Qytetarët thonë se kanë pasur raste kur pasi i kanë dërguar produktet në shtëpi, e kanë vërejtur se janë me afat të skaduar.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...