Jose Mourinhos i është kërkuar nga Federata e Futbollit të Anglisë të shpjegojë komentet që ka bërë për mediat para derbit Manchester.
Portugezit i është mposhtur me rezultat 2 me 1 skuadra e tij Manchester United nga rivali Manchester City në përballjen e së dielës në kuadër të Premierë Ligës, e cila kishte sjellë edhe kacafytje në tunel te Old Trafford, transmeto portali arbresh.info.
Federata e Anglisë ka kërkuar nga dy klubet shpjegime rreth këtij incidenti, ku thuhet se Mourinho ishte spërkatur me qumësht.
Megjithatë, Jose Mourinho duket se do të ketë gjithashtu probleme për shkak të komenteve të tij para ndeshjes, kur akuzoi Cityn për mënyrën se si ata fitojnë ndeshjet duke thënë: “Mjafton pak erë dhe ata rrëzohen”.
“Federata e Futbollit ka kërkuar sqarime nga Jose Mourinho për komentet e tij në media më 8 dhjetor, e premte, para ndeshjes të së dielës kundër Manchester Cityt”, shkruan klubi në deklaratën e lëshuar.
“Ai ka kohë deri të hënën më 18 dhjetor në ora 18:00 për tu përgjigjur”
West Ham United i pret “Djajtë e Kuq” në ‘The Hawthorns’ të dielën e këtij vikendi./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...