Deputeti i NISMA-S, Milaim Zeka ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, në vend se të përballej me drejtësinë për hajni ndaj qytetarëve të Kosovës, po kërkon shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Zeka ka thënë sot në Kuvend se kërkesa për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 18 për qind është e papranueshme, shkruan arbresh.info.
“Zyra e rregullatorit të energjisë, në vend se të dalë me përgjegjësi penale para gjykatave për hajni që u ka bërë qytetarëve po kërkon shtrenjtimin e rrymës për 18 për qind”, ka thënë Zeka.
Gjatë seancës së Kuvendit ai ka përgëzuar kryeministrin Ramush Haradinaj për nënshkrimin e marrëveshjes më kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje