Kandidatja për Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku shpalosi platformën e saj në seancën dëgjimore për përzgjedhjen e kreut të ri të organit të akuzës.
Duke folur para deputetëve, Marku bëri një përshkrim të shkurtër të arsimimit të saj dhe deklaroi se plotëson të gjitha kushtet për detyrën në fjalë.
“Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe Magjistraturën. Kam marrë vlerësime maksimale në të gjitha vitet që janë vlerësuar prokurorët, shkruan top channel.
Plotësoj të gjitha kushtet për postin, ndaj marr pjesë në këtë garë”, u shpreh ajo.
Prokurorja dha edhe një mendim të sajin mbi situatën në të cilën ndodhen prokurorët.
“Sot prokurorët janë të hutuar nga pavarësia që u ka dhënë Kushtetuta. Prokurorët janë të demotivuar pasi emërimet nuk kanë lidhje me meritat”, deklaroi ajo./Top Channel
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...