Një 25 vjeçar është hospitalizuar pasi ishte droguar dhe përdhunuar nga dy gra në verilindje të Afrikës së Jugut.
Ai ishte duke bërë autostop në Polokwane, kur u mor nga dy gra të moshës së mesme që i ofruan atij transport, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, pas një udhëtimi të shkurtër, gratë thuhet të kenë nxjerrë armën dhe e detyruan atë të pinte një substancë të panjohur para se ta përdhunonin.
Më pas ai pretendon se ato e kishin dërguar në afërsi të Tzaneen, ku e lanë buzë rrugës.
Viktima është dërguar në një spital lokal, ku momentalisht është në gjendje serioze, raporton ueb faqja Capricorn Voice./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...