Raportohet se Juventusi është i interesuar për dyshen e Real Madridit, Dani Ceballos dhe Mateo Kovacic për verën e ardhshme.
Bianconerët nuk janë duke menduar të bëjnë transferime të mëdha në janar, por sipas TuttoSport, ata tashmë janë duke bërë plane për verë.
Një nga prioritet kryesore do të jetë ish-mesfushori i Interit, Kovacic, i cili është paraqitur vetëm në tri ndeshje këtë sezon në La Liga, të gjitha së bashku me një total prej 71 minutash.
Ndërsa, i dyti është Ceballos, i cili është paraqitur më shumë. Gjashtë paraqitje dhe dy gola, ku ka luajtur 186 minuta në ligë, përcjellë Telegrafi.
Ende nuk është raportuar se sa do të kushtojnë dyshja, por Juve është duke monitoruar me kujdes situatën.
Gjatë verës nga Juve pritet të largohet Alex Sandro dhe ndonjë mesfushor. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...