Keni një vendim të madh për të marrë? Qoftë shitja e shtëpisë, apo ndryshimi i punës.
Cila nga këto do t’ju bëj të merrni vendimin e duhur: të qenët në një gjendje të nxitjes seksuale apo fshikëza e mbushur?
Më shumë gjasa, nuk është diçka që ju e keni menduar, transmeton portali arbresh.info
Psikologët, megjithatë, kanë studiuar gjatë mënyrat se si faktorët e jashtëm si këto ndikojnë në vendimmarrjen tonë.
Një fshikëz e mbushur, me sa duket, na ndihmon të marrim vendime më racionale, afatgjata. Të paktën kjo ishte gjetja e një studimi të kryer nga Mirjam Tuk, një profesor në Universitetin e Twente në Holandë.
Në një eksperiment, Tuk testoi dy grupe pjesëmarrësish. Të parit u tha të pinin pesë gota ujë; të dytit të pinin vetëm pesë gllënjka. Pas 40 minutash, ata u testuan mbi aftësitë e tyre vendimmarrëse. Tuk thotë se grupi i cili tani ishte duke kryqëzuar këmbët, ishin më të aftë të ushtronin vetëkontroll dhe të merrnin shpërblime më të mëdha.
Nëse është e vërtetë, gjetjet e Tuk-it janë interesante sepse ato sfidojnë një teori të themeluar psikologjike të quajtur “zbrazje e egos”. Kjo thekson se ne kemi vetëm një shkallë të caktuar të vetëkontrollit, përcjell arbresh.info
Çdo herë që ne i mohojmë vetes diçka – qoftë shkuarja në banjë ose duke zgjedhur një sallatë për drekë, në vend të sanduiçit të suxhukut që dëshirojmë vërtet – ne përdorim disa rezerva tona.
Teoria e shterimit të egos u zhvillua nga Roy Baumeister, psikolog në Universitetin Shtetëror të Floridës. Në terma praktikë, thotë ai, kjo do të thotë që nëse keni një vendim të rëndësishëm për të bërë, ju nuk duhet të tërhiqni paraprakisht nga pusi juaj i vetëkontrollit, shkruan the Economist.
Rezervat, thotë ai, mund të jenë të varfra në të gjitha mënyrat: “Edhe gjëra të tilla si përpjekja për të dukur të interesuar në një takim të mërzitshëm, shtirja se shakaja e shefit tuaj është qesharake ose nuk thonë diçka keqdashëse ndaj bashkëshortit tuaj kur jeni të zemëruar”.
Aftësia për të marrë vendime mund të mendohet e ngjashme me një muskul, thotë Baumeister, në atë që mund të jetë i lodhur me përdorimin e tepruar./Arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...