Minsitri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka prezantuar ID Kartelat e reja për stafin e QKUK-së, përmes së cilave do të bëhet menaxhimi i vijimit në punë të punëtorëve.
Përmes këtyre kartelave, do të dihet saktësisht ora kur dikush e fillon punën, ora kur e mbaron, si dhe ora kur e shfrytëzon pauzën – kur del dhe kur kthehet. Ministri Ismaili, ka thënë se ky është një drejt vendosjes së rregullit në QKUK.
“Orari i punës në QKUK do të respektohet. Ky është një hap drejt vendosjes së rregullit dhe zvogëlimit të pritjeve të pacienteve pa arsye”, ka thënë ministri Ismaili.
“Prej sot, kemi nisur me sukses projektin e menaxhimit të vijimit në punë të punëtorëve në QKUK, duke e pajisur gjithë stafin me ID Kartela. Tash e tutje, secili prej tyre është i obliguar që t’i përdorë ato, në mënyrë që të dihet saktësisht ora kur e fillon punën, ora kur e mbaron, si dhe ora kur e shfrytëzon pauzën – kur del dhe kur kthehet”, ka shpjeguar ai.
Në fund, në postimin e tij në Facebook, Ismaili ka thënë se zbatimi i reformave në shëndetësi është i mundshëm vetëm duke shtuar përgjegjësinë individuale, menaxhuese dhe shoqërore. “Respektimi i orarit të plotë të punës është i domosdoshëm. Kjo është në interes të të gjithëve: personelit mjekësor dhe sidomos pacientëve”, ka përfunduar ai.
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...