Nëse jeni duke kaluar një ftohje ose vetëm doni t’i paraprini ftohjeve dhe gripeve të ndryshme, atëherë ju preferojmë pijen e mëposhtme me xhenxhefil.
Përbërësit:
1 pjesë xhenxhefil të freskët
1 litër ujë
Disa lugë çaji mjaltë
1 limon
Përgatitja:
Qërojeni dhe prejeni xhenxhefilin në copa të holla. Vendosini ato në një tenxhere dhe shtoni ujin, duke e lënë të vlojë për të paktën 15 ose 20 minuta në temperaturë mesatare, transmeton Klan Kosova.
Më pas largojeni tenxheren nga nxehtësia dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta.
Pas 5 minutash, largojeni xhenxhefilin nga uji, shtoni mjaltën dhe limonin dhe pijeni këtë pijë si të ngrohtë.
Arsyet tjera pse ju duhet të pini ujë të ngrohtë me xhenxhefil:
Forcon sistemin imunitar
Ndihmon të shëroheni më shpejtë
Qetëson problemet me stomakun
Qetëson sistemin nervor
Stimulon tretjen
Stimulon qarkullimin e gjakut./Klan Kosova
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, flas...
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfisko...
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...