Afër 60 anëtarë të Kongresit kanë bërë thirrje që Presidenti Donald Trump të hetohet mbi akuzat për sjellje të pahijshme.
Grupi i Grave Demokratike, përmes një letre të hapur drejtuar Komitetit të Mbikëqyrjes së Shtëpisë, ka kërkuar hetim pasi tre nga 17 gratë që kanë azukuar Trumpin për akte të ndryshme i kanë bërë të njohura rrëfimet e tyre, shkruan “The Independent”, transmeton portali arbresh.info
“Populli amerikan meriton një hetim të plotë dhe të dijë të vërtetën rreth këtyre akuzave”, thuhet në letër.
Donald Trump dhe Shtëpia e Bardhë kanë mohuar në mënyrë të përsëritur dhe me forcë akuzat.
Presidenti rrëfimet e grave i ka quajtur “lajme të rreme”./arbresh.info/
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...