Shumica dërrmuese e mjekëve kanë deklaruar se do të përshkruanin marihuanën mjekësore tek fëmijët me kancer.
Një studim i ri ka gjetur se ata që janë të certifikuar për të bërë këtë, janë të gatshëm për trajtimin me marihuanë mjeksore, shkruan “DM”, transmeton portali arbresh.info
Anketa tregoi se 92 për qind e profesionistëve të kujdesit shëndetësor ishin të gatshëm për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga kanceri me marihuanë mjeksore, por vetëm një e treta e tyre janë të kualifikuar që të shkrujnë receta për trajtimin.
Ata që janë certifikuar janë gjetur më të hapur për të miratuar mjekësinë alternative te fëmijët.
Studimi i kryer nga Universiteti Northëestern i botuar në Pediatrics analizoi 288 profesionistë të kujdesit shëndetësor në Illinois, Masaçusets dhe Uashington dhe gjeti se vetëm dy për qind e mjekëve raportuan se marihuana mjekësore nuk ishte kurrë e përshtatshme për një fëmijë me kancer.
Autori i studimit, Kelley Michelson beson se mjekët janë të shqetësuar se mund të rrezikojnë licencën e tyre nëse ata përshkruajnë një trajtim të tillë.
Kjo është për shkak të ndalimit federal të drogës dhe politikave të spitaleve.
Mjekët gjithashtu kanë theksuar se përdorimi i marihuanës tek fëmijët me kancer duhet të përdoret kur sëmundja është e avancuar dhe jo në fazat e hershme të saj./arbresh.info/
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike
Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam ga...
Media sllovake: Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evr...
Katër të arrestuar në Kamenicë, sulmuan fizikisht një person