Trajneri i Paris Saint Germian, Unai Emery insiston që skuadra e tij nuk ka frikë nga Real Madridi derisa ata po përgatiten për ndeshjen në kuadër të xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve.
Real Madridi e ka fituar Ligën e Kampionëve në dy sezonet e fundit, por ata do të përballen me skuadrën e PSG-së që vlerësohet si favorit për të ngritur kupën evropiane këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti francez do të udhëtoj në Bernabeu për ndeshjen e parë më 16 shkurt dhe Emery ka thënë se Real Madridi është një lloj skuadra që PSG do të mirëpriste nëse ata dëshirojnë të triumfojnë këtë sezon.
“Nuk mendoj se është shorti më i keq i mundshëm. Është një ndeshje e mirë, ne kemi nivelin e kërkuar për të luajtur kundër Real Madridit. Nëse dëshironi të fitoni Ligën e Kampionëve, ju duhet të përballeni me Real Madridin”, u ka thënë Emery gazetarëve.
PSG ka dështuar për të kaluar në fazat çerekfinale të Ligës së Kampionëve qysh pas arritjes pronarit shumë të pasur nga Katari./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...