Lionel Messi raportohet se ka këshilluar Barcelonën të bëjë gjithçka që mundet për të nënshkruar me Leon Goretzkan para klubeve të tjera që gjigantët në Premierë Ligë kanë si shënjestër.
Ylli i Schalkes hyn në gjashtë muajit e fundit të kontratës së tij në Veltins Arena dhe do të jetë në gjendje të negociojë me klubet e tjera duke filluar nga 1 janari, transmeton portali arbresh.info.
Klubet si Arsenali, Liverpooli dhe Manchester United kanë qenë të gjithë duke kërkuar transferimin e mesfushorit gjerman derisa edhe rivali i tyre në Bundesliga, Bayern Munichu, ka shfaqur interesim. Barcelona ka qenë e lidhur gjithashtu me transferimin e Goretzkas dhe superylli i tyre Lionel Messi raportohet se i ka thënë drejtorëve të klubit të transferojnë Goretzkan në Camp Nou.

Bazuar në ‘Diario Gol’, Messi ka kërkuar nga hierarkia e klubit të reagoj me shpejtësi për të nënshkruar me Goretzkan pasi superylli i gjigantit katalunas e sheh atë si një pasardhës ideal të Andres Iniestas.
Mjeshtri spanjoll mbush 34 vite vitin e ardhshëm dhe gjetja e pasardhësit të tij është në mendjen e trajnerit Ernesto Valverde që tani.
Messi beson që Goretzka, i cili është vetëm 22 vjeçar, ka karakteristikat që kërkohen nga klubi në Camp Nou./arbresh.info/
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...