Prishtina vazhdon me stërvitje edhe pas përfundimit të stinorit vjeshtor të Vala Superligës, njofton faqja e klubit, përcjellë arbresh.info.
Skuadra është pothuajse komplete (mungon vetëm Bozhoviç me leje) ndërsa janë rikthyer edhe futbollistët e huazuar në vjeshtë, si Arbër Hoxha (nga Besa), Blend Baftiu (Flamurtari), Donat Hasani (KEK-u), Granit Jashari (2 Korriku), ndërsa nga nesër bashkohet edhe mbrojtësi Leonat Vitija (nga KEK-u) dhe të gjitha këta futbollistë të rinj nga afër do t’i vlerësoj kryetrajneri Josa.
Po ashtu në stërvitje, të plotë, janë edhe Khalid e Fetahaj dhe tani mungon vetëm Boshnjaku i cili do t’i bashkohet skuadrën me fillimin e përgatitjeve pranverore më 6 janar.
Ndërsa, mesfushori Diar Miftaraj sot gjatë seancës stërvitore theu dorën (kocka e radiusit të shuplakës, dora e djathtë) i cili pas kontrollit te specialisti ka vendosur gjipsin dhe ku pas dhjetë ditëve do të ketë kontrollen e ardhshëm, por me gjasë Miftaraj do t’i bashkëngjitet skuadrës më 6 janar, pas pushimit të fundvitit. /arbresh.info/
Rama publikon pamje nga tryeza në Atlantic Council: Shqipëri...
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...
Nga 86 amendamentet e propozuara në Kuvend, veç gjashtë mira...
Miratohet buxheti i vitit 2026