Zëvendëskryeministri Dardan Gashi i ka kërkuar Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev gjatë festave të fundvitit të shtoj kapacitetin e punës në pikat kufitare me Kosovën.
“I kërkova Kryeministrit Zaev lehtësime në pikat kufitare me Kosovën dhe pres që ditëve në vijim në takimet bilaterale të dakordohemi për këtë” ka thënë zv/kryeministri Dardan Gashi.
Zëvendëskryeministri Gashi i ka propozuar Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe një ndeshje miqësore në futboll në mes dy përfaqësueseve të Republikave.
Nga ana tjetër zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi ka takuar homologun në qeverinë e Maqedonisë, ministrin e Diasporës Edmond Ademi me të cilin do të zhvillojnë dhe një takim të veçantë./arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...