Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Saimir Tahirin.
Kërkesa është bërë më herët nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila është pranuar nga organi i gjykimit.
Masa e sigurimit për ndalimin e daljes jashtë vendit në kuadër të hetimit për ish ministrin e Brendshëm, Tahiri.
Siç raportoi edhe Top Channel, ish ministri Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë në fund të nëntorit, ku qëndroi për disa ditë. Në atë periudhë pas autorizimit të Parlamentit, gjykata vendosi kontroll banese, por jo bllokim të pasaportës për Saimir Tahirin.
Gjatë dëgjesës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, prokurorët e Krimeve të Rënda u shprehën se i ndruheshin daljes jashtë shteti të Saimir Tahirit dhe prishjes së provave. Por më pas në Gjykatë, prokurorët nuk kërkuan bllokimin e pasaportës, duke e lënë të lirë deputetin të lëvizë sipas dëshirës./Top Channel
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...