Udhëtimi i fundit i Saimir Tahirit drejt Gjermanisë shtoi presionin ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda që ta bllokonin pasaportën e ish ministrit të brendshëm.
Partia Socialiste i kishte dhënë të gjitha hapësirat që pasaporta të bllokohej, në votimin në parlament, por prokurorët nuk e kishin parë të arsyeshme këtë masë.
Ditën që doli lajmi se Saimir Tahiri kishte fluturuar drejt Gjermani pa dijeninë e avokatit të tij, për herë të parë u vlerësua seriozisht mundësia e një arratisjeje të tij jashtë vendit.
Pas debatit publik, prokurorët kanë reflektuar dhe gjykata vendosi t’ia bllokojë Tahirit pasaportën, duke zyrtarizuar mundësinë që ai të arratiset jashtë vendit. Tahiri akuzohet për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe pjesmarrje në një grup të strukturuar kriminal./lapsi.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...