Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp është nervozuar së tepërmi me arbitrin Craig Pawson pasi një penallti e minutave të fundit ndihmoi Everton-in të siguronte një barazim 1-1 në Anfield të dielën.
Salah kaloi të Kuqtë në avantazh me një super gol përpara se Rooney barazoi gjithçka në fund të takimit.
Klopp edhe në konferencën për shtyp ishte akoma i nervozuar me arbitrin si dhe me stilin e lojës së skuadrës së Sam Allardyce.
“Por kundërshtarët nuk luajtën si ne, ata kanë shkaktuar shumë faulle, si për shembull ai i Sigurdsson, një i kuq i pastër.
“Nuk e kuptoj se si mund ta japë atë penallti. Vetëm një skuadër u mundua të fitonte për 90 minuta. Skuadra kundërshtare nuk goditi asnjëherë të vetme portë, përveç se në rastin e penalltisë.”
/arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...