Është bllokuar lëvizja në aksin nacional Elbasan-Tiranë për shkak të rrëshkitjes së një masivi të konsiderueshëm shkëmbor pranë fshatit Mamël, dy kilometra larg tunelit.
Shkëmbi është rrëzuar rreth orës 03:00 të së shtunës si pasojë e reshjeve të shiut, duke bllokuar lëvizjen nga Elbasani në drejtim të Tiranës, e cila aktualisht kryhet nga rruga e vjetër e Qafë-Krrabës, shkruan top channel.
Krahu i kundërt, ai nga Tirana në drejtim të Elbasanit është i hapur dhe funksionon normalisht.
Autoriteti Rrugor ka ndërhyrë bashkë me firmën e mirëmbajtjes duke vendosur sinjalistikën paralajmëruese si dhe po punohet për të rihapur plotësisht kalimin.
Aksi rrugor pritet të qëndrojë i bllokuar për rreth 2-3 ditë për shkak të sasisë së madhe të gurëve që kanë rënë në rrugë.
Kjo është shembja e tretë e regjistruar në këtë aks që ka çuar në bllokimin e qarkullimit, pas shembjes së madhe të kodres në Ibë dhe pas një shembjeje të dytë pak më tej./top channel

SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...