Një rast tragjik ka ndodhur në fshatin Radishevë të Skenderajt pasi një person ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka plagosur edhe motrën e bashkëshortes dhe burrin e saj.
Personi, me inicialet XH.T., rreth të tridhjetave, është vetëdorëzuar më pas në polici.
Siç kupton Klan Kosova ai pasi ka lënë të vdekur gruan e tij me inicialet L.T., rreth të njëzetave, ka shkuar në fshatin Runikë ku ka plagosur motrën e gruas, rreth të tridhjetave dhe burrin e saj rreth të dyzetave.
Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I dyshuari për vrasjen e rëndë me gruan e tij ka tre fëmijë, sa kanë edhe qiftit tjetër që u plagosën nga ai.
Shkaqet e kësaj tragjedie ende nuk dihen.
Policia e Kosovës i ka treguar Klanit se pas vetëdorëzimit të të dyshuarit, ata kanë konfiskuar edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer krimi./Klan Kosova/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...