Policia e Kosovës njofton se një mashkull në fshatin Vranidoll të Prishtinës është kërcënuar me armë nga dy persona të mitur.
Sipas raportit të Policisë viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se deri sa ishte në lëvizje me automjetin e tij, dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të moshës së mitur, kanë dal në rrugë dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar të ndalojnë viktimën.
Njësia policore në vendin e ngjarjes ka ndaluar të dyshuarit, në veturën e të dyshuarve janë gjetur pesë gëzhoja, vetura është konfiskuar.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...
Haradinaj uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, kë...
“Pesë vite histori” – Prindon Sadriu reagon pas përfundimit ...
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...