Pasi fitoi çmimin Topi i Artë për të pestën herë mbrëmjen e kaluar, Cristiano Ronaldo ka thënë se dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Real Madrid.
Sulmuesi portugez, i cili tani është në sezonin e nëntë të tij në Santiago Bernabeu, ka fituar një tjetër çmim pas një viti sensacional, transmeton portali arbresh.info.
Tani, 32-vjeçari beson se ai është në gjendje të qëndrojë në top formë edhe për më shumë vite duke konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar te kryeqyteti spanjoll gjatë gjithë karrierës së tij.
“Shpresoj se mund të luaj në nivel të lartë për shumë vite”, ka thënë fillimisht Ronaldo. “Lufta vazhdon me Messin. Ne jemi duke bërë më të mirën për skuadrat tona. Mendoj se gjërat janë duke ndodhur për një arsye”
“Ndihem mirë, të shohim çfarë ndodhë në të ardhmen. Jam i lumtur në Real dhe dua të qëndroj këtu dhe të përfundoj karrierën time këtu nëse është e mundur”
49 gola, katër trofe madhështor me klub dhe tri çmime individuale i takojnë Ronaldos në vitin 2017./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...