Të paktën 31 palestinezë janë plagosur gjatë një përleshje në Rripin e Gazës dhe në të gjithë Bregun Perëndimor.
Përleshjet kanë shpërthyer pas vendimit të Presidentit amerikan për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Një person është në gjendje kritike.
Izraeli ka dërguar forca shtesë në Bregun Perëndimorë, pasi palestinezët filluan grevën dhe protestat në rrugë.
Vendimi i Donald Trump ka shkaktuar zemërim në mbarë botën, pasi Jerusalemi konsiderohej si kryeqytet edhe për palestinezët.
BBC raporton se protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të forcave izraelite, ndërsa Izraeli është përgjigjur me gaz lotsjellës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...