Sigal Prishtina ka pësuar humbje në kuadër të ndeshjes së fundit në FIBA Europe Cup.
Prishtinasit nuk arritën të triumfonin para shikuesve të vetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve kundër Demir Insaat Buyukcekmece me rezultat 84-66.
Vetëm çereku i tretë ishte i barabartë mes këtyre dy skuadrave ndërsa në tre të tjerat ishin më të mirë turqit.
Periudha e parë i takoi mysafirëve që treguan lojë më të bukur dhe në saje të saj krijuan epërsi prej katër pikëve, 21:17.
Çereku i dytë ishte fatal për skuadrën tonë pasi që në pjesën e parë pranuan 49 pikë kundrejt 37 të realizuara.
Basketbollistët e skuadrës turke duke festuar në ndeshjen e parë kundër Sigal Prishtinës
Në dhjetë minutshin e tretë te dyja skuadrat shfaqen lojë të barabartë, ku kjo pjesë e periudhës përfundoi 17:17, shkruan Telegrafi.
Në çerekun e fundit duket se prishtinasit u dorëzuan pasi që edhe në këtë pjesë mysafirët triumfuan me gjashtë pikë epërsi, 84-66.
Vlen të theksohet se basketbollisti më efikas te vendasit ishte amerikani Antonio Lawrence me 18 pikë ndërsa me 17 sosh te mysafirët u veçua Dwayne Wright.
Pas kësaj, Sigal Prishtina eliminohet prej garave ndërkombëtare ndërsa Demiri dhe Belfiuis Mons kalojnë fazën e grupeve. /Telegrafi/
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati
Kurti: Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gj...
Ish-ylli i Liverpoolit: Rënia nga forma e Salah ka ndodhur s...
Gjesti jep lajmin e madh për fansat, rikthehet nesër me proj...
Publikohen listat e barnave dhe materialit medicinal në Barn...