Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova dhe ambasadorë të vendeve të BE-së të akredituar në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Siç bëhet e ditur, përmes një komunikate për medie, Veseli i informoi ata me punën e Kuvendit, duke theksuar se ajo është intensifikuar, në veçanti në çështje që ndërlidhen me agjendën evropiane.
Sa i përket zhvillimeve tjera, në veçanti për marrëveshjen për shënjimin e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, kryeparlamentari Veseli, citohet të ketë shprehur edhe një herë qëndrimin e tij se kjo marrëveshje duhet të kalojë, në mënyrë që të forcohet sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave.
“Qëndrimi im, por edhe i subjektit tim që përfaqësoj është i qartë. Marrëveshja me Malin e Zi duhet të ratifikohet. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi. Gjithsesi, unë besoj se duhet të ketë një konsensus të plotë për këtë marrëveshje”, citohet Veseli, në komunikatë, shkruan arbresh.info.
Për më tepër, ai ka theksuar se edhe Bashkimi Evropian duhet të veproj shpejt dhe qartë sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...