Drejtori ekzekutiv i KIPRED dhe ish –ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Suedisë Lulzim Peci ka dalë më një propozim rreth marrëveshjes së demarkacionit.
Ai përmes një statusi në profilin r tij në facebook ka shkruar se marrëveshja për demarkacionin të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese para se të dërgohet për votim në Parlament, shkruan arbresh.info.
Peci ka thënë se Gjykata do të duhej ta shqyrtojë përputhshmërinë e principit të përcaktimit të kufirit në bazë të zonave kadastrale me Kushtetutën e vendit.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Propozoj qe para se te procedohet ne votim marreveshja per demarkacionin, ajo te dergohet ne Gjykaten Kushtetuese, dhe te shqyrtohet perputhshmeria e principit te percaktimit te kufirit ne baze te zonave katastrale te komunave me Kushtetuten, dhe se zbatimi i nje principi te tille a e demton integritetin territorial te vendit tone. Nese kjo eshte ne rregull, atehere nuk kemi se cfare te diskutojmë”, ka shkruar Peci në Facebook.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën