Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde beson që Topi i Artë nuk ka vlerë.
Dy yjet, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, sërish janë në luftë kokë me kokë për çmimin prestigjioz të cilin ‘France Football’ do ta prezantoj fituesin të enjten, transmeton portali arbresh.info.
Fitorja e Ronaldos, i cili mori çmimin “Lojtari më i Mirë” nga FIFA në Londër gjatë muajit tetor, do t’i siguronte atij barazimin me Messin për nga numri i topave të artë (5).
Pasi Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën sezonin e kaluar, 32-vjeçari është favorit për ta marrë çmimin, por Valverde nuk ka kohë për zhurmën që krijohet rreth çmimeve individuale, përfshirë Kupën e Artë Evropiane, të cilën Messi e fitoi për të katërtën herë si golashënuesi më i mirë i kontinentin muajin e kaluar.
I pyetur pas fitores 2 me 0 të Barcelonës në Ligë të Kampionëve ndaj Sporting CP nëse Ronaldo do ta marrë një tjetër trofe, Valverde u tha gazetarëve.
“Nuk e vlerësojë asnjë çmim aspak. Gjithkush është i lirë t’i jap çmime lojtarëve që ata besojnë se i meritojnë”
“Këpuca e Artë, Topi i Artë… Nuk e di se sa çmime ekzistojnë. Nuk do t’i vlerësoja asnjërin prej tyre”
Barcelona luan të dielën kundër Villarrealit në Estadio de la Cermica./arbresh.info/
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...