Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë sot në Kuvend se Kosova është i vetmi vend në botë ku ndahen më shumë para për ata që kanë luftuar para 17 vitesh sesa për ata që sot garantojnë sigurinë e vendit.
Selmanaj ka deklaruar në seancën e debatit për Buxhetin e vitit 2018 se është absurde që për veteranët janë ndarë 100 milionë euro ndërkaq për FSK-në vetëm 56 milionë euro, shkruan arbresh.info.
“Jemi i vetmi vend në botë që ndajmë më shumë para për njerëzit që kanë luftuar para 17 viteve sesa për ata që garantojnë sot sigurinë e vendit. 100 milionë euro janë ndarë për veteranët ndërkaq 56 milionë për FSK-në”, ka thënë ai.
Selmanaj ka kërkuar që Projektbuxheti të rikthehet në Qeveri dhe të bëhen ndryshime e më pas të sillet sërish në Kuvend./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...