Pilotët gjermanë kanë refuzuar që të deportojnë azilkërkuesit e refuzuar, duke dërguar kështu në anulimin e më shumë se 220 fluturimeve.
Deutsche Welle raporton se 140 prej fluturimeve të anuluara duhej të largoheshin nga Aeroporti i Frankfurtit, që është më i madhi në vend, transmeton portali arbresh.info

Rreth 222 fluturime ishin planifikuar për riatdhesimin e azilkërkuesve të refuzuar në vendet e origjinës, shumica e të cilave është anuluar.
Megjithatë, kompania ajrore “Lufthansa” përmes një deklaratë ka theksuar se “personeli i saj i sheh të dëbuarit si udhëtarë të rregullt”, por ka shtuar se anulimet janë bërë “vetëm për shkak të sigurisë”.
Pavarësisht numërit në rritje të deportimeve, Gjermania mbetet një ndër destinacionet më të popullarizuara në Bashkimin Europian për refugjatët dhe emigrantët.

Statistikat më të fundit nga zyra e emigracionit zbulojnë se Gjermania ka pranuar gati 170,000 azilkërkues këtë vit, ndërsa ka refuzuar rreth 210 mijë.
Së fundmi Gjermania ka filluar aplikimin e projektit “Vendi yt, e ardhmja jote!”, në të cilën azilkërkuesit që paraqiten të kthehen vullnetarisht në vend do të paguhen nga 1 mijë deri në 3 mijë euro./arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës