Hetimet për plagosjen një jave më parë me armë zjarri të policit Ermal Bregu, janë zgjeruar dhe tek persona të tjerë.
Gjatë mesnatës së djeshme, forcat e komisariatit nr.2 në Tiranë në bashkëpunim dhe me efektivët e Policisë Qarkut Tiranë mësohet se kanë kryer një operacion, në zonën e “Nishrakut”, duke shoqëruar në polici 9 persona si dhe ka bllokuar disa automjete luksoze. Operacioni në këtë zonë është kryer në kuadër të mbledhjes së të dhënave për njësinë Task-Forcë, “Forca e Ligjit”, pranë ministrisë së Brendshme.
Nëntë personat e shoqëruar dyshohet të jenë ushtarë të një grupi kriminal që vepron në këtë zonë të Tiranës. Policia e Tiranës nuk ka pranuar të japë asnjë emër të personave të shoqëruar, por sqaron se personave të shoqëruar u janë sekuestruar disa automjete luksoze. Më konkretisht një automjet tip “Porche Cayen”, një “BMW seria 7” dhe një Tuareg me targa zvicerane. Këto automjete janë bllokuar nga policia, pas dyshimeve se ato janë të vjedhura.
Ky operacion në zonën e “Nishrakut” u krye pas plagosjes së efektivit të policisë Ermal Bregu, ndërsa vijon të jetë në kërkim autori i plagojes, Daniel Manushi./Shqiptarja.com
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...