Deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj ka thënë se buxheti i vitit 2018 i hartuar nga Qeveria Haradinaj është i planifikuar me realizëm dhe përgjegjësi.
Hadërgjonaj ka kritikuar opozitën e cila sipas saj, po kritikon buxhetin pa argumente, shkruan arbresh.info.
“Grupi Parlamentar i PDK-së e ka analizuar buxhetin dhe ky është një buxhet i ndërtuar mbi shifra reale të të ardhurave dhe shpenzimeve. Projektbuxheti hap mundësi më shumë për ekonominë e Kosovës”, ka thënë Hadërgjonaj.
Sipas saj, shifrat e buxhetit sigurojnë një stabilitet makro-fiskal./arbresh.info/
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit