Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri në Francë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Merz-Tessy mbrëmjen e së shtunës, por sot është bërë publik nga mediat vendase.
Sipas shtypit francez, në spitalin e Annecy u dërguan dy shqiptarë të plagosur me armë zjarri. Njëri prej tyre ndërroi jetë disa minuta më vonë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Më pas në spital u dërgua edhe një shqiptar i dytë i plagosur me armë. Ai ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Në xhepat e dy shqiptarëve policia gjeti shuma të mëdha parash. Identiteti i shqiptarit të vrarë dhe atij të plagosur nuk është bërë me dije. Autoritetet nisën hetimet për këtë ngjarje. Dyshohet se sherri me armë ka ndodhur për shkak të trafikut të drogës mes bandave rivale, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. /tvklan.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...