Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka treguar se cilat lagje të Prishtinës shkaktojnë më së shumti ndotje të ajrit.
Reshitaj ka thënë se sipas disa matjeve që ka bërë MMPH, lagjet më të ndotura në Prishtinë janë Kodra e Diellit, pastaj vjen lagja e Muhagjerëve dhe Kodra e Trimave.
“Ndotja vjen kryesisht nga përdorimi i thëngjillit nga ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla”, ka thënë ajo, në Puls të KTV-së.
“Sipas informacioneve që posedoj rreth 200 shkolla në Kosovë e përdorin thëngjillin si mjet për ngrohje. Kemi edhe fakultete por edhe çerdhe që e përdorin”, ka treguar ajo.
“Është shumë shqetësuese dhe nuk e kuptoj si është lejuar kjo deri më sot”, ka thënë Reshitaj. /Puls KTV/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...