Ministri i Shëndetësisë njëherësh edhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se çështja e Demarkacionit është bërë barrë për të gjithë ne, dhe se kjo barrë duhet të largohet. Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Përballje”.
“Unë si ministër i Shëndetësisë kam dëshirë që shëndetësia të debatohej aq shumë sa debatohet Demarkacioni. Kjo temë është duke e zënë Kosovën peng, është bërë një barrë për të gjithë e cila duhet të largohet”, ka thënë Ismaili.
Ai tutje tha se komisioni nuk ka sjellë fakte të reja dhe se për mendimin e tyre nuk ka ndryshuar asgjë.
“Jemi duke e bërë peng rininë tonë, kemi një problem shtetëror që e kemi bërë problem politik. Ne duhet ti japim zgjidhje çfarë e meritojnë qytetarët e Kosovës e jo ta kthejmë sërish në pozicion politik këtë çështje”, u shpreh Ismaili. /Telegrafi/
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...
Veliu për rikthimin e Osmanit në LDK: I shërbeu kundërshtari...
Trump kërcënon Iranin pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit: ...
Përfundon afati në KQZ: 22 parti në garë, dy koalicione të r...
Teherani paralajmëron: Asnjë litër naftë nuk kalon Hormuzin ...