I pari i Drenasit, Ramiz Lladorvci i është gëzuar në maksimum faktin që Stadiumi Nacional i Kosovës do të ndërtohet në Drenas, përcjellë arbresh.info.
Ai e ka ndarë gëzimin e tij me me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.
Ky është postimi i Ramiz Lladrovcit
Vendimi i sotëm i Qeverisë për stadiumin, është lajm i mirë për Drenasin, Drenicën dhe krejt Kosovën. Stadiumi nacional i paralajmëruar nga Z. Kadri Veseli nga viti i kaluar se do të bëhet në Drenas, tashmë mori rrugën e mbarë.
Faleminderit të gjithë kontribuuesve, në veçanti Kryeministrit Haradinaj dhe Kabinetin qeveritar, të cilët mirëpritën dhe miratuan propozimin e ministrit Kujtim Gashi që Stadiumi nacional të ndërtohet në Drenas.
Këtë gëzim timin personal por edhe të krejt Drenicës, sot e ndava me Daut Haradinajn, në kujtim të të gjithë atyre që me jetë e veprën e vet, i kontribuuan lirisë tonë, ndërsa sot, angazhimit institucional për sundimin e ligjit dhe përparimin e Kosovës.
Faleminderit dhe gëzuar qytetarë të Drenasit, Drenicës dhe krejt Kosovës, Stadiumi nacional!

‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...