Qyteti bavarez i Nerdlingen është përmendur për herë të parë në shekullin e 9-të. Banorët e ngritën qytetin brenda një krateri të gjerë prej 26 kilometrash të një vullkani të shuar.
Për ndërtimit e tij, banorët përdorën një gur nga mjedisi, i cili dukej i pazakontë për ta sepse ishte i shëndritshëm
‘Fuqia’ e tij i atribuohej vullkanit të shuar. Por historia e vendit të tyre u ‘kthye me kokë poshtë’ kur dy gjelologët amerikanë Judin Shemaker dhe Edward Chao, erdhën në qytet dhe pas hulumtimit arritën në përfundimin se nuk ishte i shtrirë mbi kraterin e vullkanit por në një krater të asteroideve.
Ata gjithashtu shpjeguan misterin e gurëve që shëndrisnin.
Në vendin e goditjes së meteorit, u formua një lloj i veçantë guri, i cilipër shkak të për shkak të shtypjes së blloqeve ekzistuese të granitit, përmban edhe diamante në miniaturë.
Ato janë vetëm 0.2 milimetra dhe mezi janë të dukshëm për syrin e njeriut.
Shemaker dhe Çao vlerësojnë se ka rreth 72,000 tonë diamante në shtëpi, kisha dhe ndërtesa të tjera.
“Për fat të mirë diamantet janë kaq të vegjël sepse shumë kisha e ndërtesa të tjera do të ishin zjedhur shumë kohë më parë,”-tha zëdhënësi i kishës Horst Lener.
Meteroi mendohet të ketë një diametër prej 1-1.5 milje dhe ka lëvizuar me një shpejtësi prej 20-25 km në sekondë. Ai goditi Tokën rreth 15 milionë vjet më parë dhe krijoi një krater rreth 24-26 kilometra të gjerë, raportojnë mediat bavareze./ora news

Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit