Kreu i shumicës republikane në senat hodhi të dielën poshtë mundësinë se qeveria mund të mbyllet gjatë kësaj jave që vjen, kur fondet të ndalen.
“Qeveria nuk do të pushojë së funksionuari. Nuk do të ndodhë”, tha senatori Mitch McConnell për televizionin ABC.
Kongresi përballet me një afat të premten për të miratuar buxhetin për funksionimin e qeverisë deri në fund të shtatorit.
Por ligjvënësit mund të miratojnë një plan të përkohshëm shpenzimesh për dy javë ose më gjatë, deri në janar, në pritje të negociatave të mëtejshme për buxhetin mes ligjvënësve republikanë dhe demokratë, që shpesh kanë pikëpamje të kundërta për programet të cilat duhet të financojë qeveria dhe me çfarë shumash./VoA/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...