Xherdan Shaqiri ka rikthyer formën këtë edicion në Premierë Ligë.
Ylli shqiptar është duke shkëlqyer deri tani me paraqitjen e tij te skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Mark Hughes, i cili vazhdon lavdëron anësorin për peformnacat e tij në fushë, shkruan portali arbresh.info.
Shaqiri kontribuoi për skuadrën e tij edhe në takimin e sotëm si nikoqir në Bet365 kundër Swanseas Cityt. Stoke City arriti të fitoj me përmbysje ndeshjen e pasdites së sotme të zhvilluar në kuadër të xhiros së 15-të në Premierë Ligë.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës riktheu në lojë skuadrën e tij duke barazuar rezultatin në 1 me 1 në minutën e 38′ të ndeshjes pas asistimit nga Jeo Allen. Por, goli i realizuar nga 26-vjeçari ishte i rrallë.
Ndryshe nga supergolat nga distanca që jemi mësuar t’i shohim nga Xherdan Shaqiri, futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit realizoi sot (e shtunë) brenda zonës së rreptësisë.
Goli tjetër nga “Potters” u shënua vetëm katër minuta më vonë. Mame Diouf shënoi për 2 me 1 në minutën e 40′ pas asistimit nga Peter Crouch duke i siguruar fitoren skuadrës së tij.
Stoke City aktualisht qëndron në pozitën e 13-të në tabelën e Premierë Ligës me vetëm 16 pikë./arbresh.info/
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...