Arthur Melo ka pozuar me fanellën e Barcelonës duke rritur edhe më shumë spekulimet për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”. Agjenti i lojtari mendon se fotografia u publikua me “qëllim” nga ana e Barcelonës.
Duket se i talentuari i Gremios, Arthur Melo, do të veshë fanellën e Barcelonës nga afati kalimtar i janarit, raporton Sport, transmeton Gazeta Express.
21 vjeçari ka rritur edhe më shumë spekulimet për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”, pasi ka pozuar me fanellën e Barcelonës.
Arthur është fotografuar përkrah Andre Cury (në të djathtë të Melos me duar mbi lojtarin), një anëtar i Barcelonës (skaut) që kërkon talente.
Agjenti Jorge Machado, që përfaqëson Melon, ka thënë se takimi nuk ishte diçka me shumë se vetëm bisedime.
“Kjo foto është zbuluar, nuk e di kush e ka bërë, dikush që kalonte rrugës. Ishin vetëm bisedime”, tha ai.
“Kush e di kush e bëri këtë, ndoshta Barcelona?”, shtoi agjenti i talentit brazilian.
Gremio aktualisht raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë euro nga klubi spanjoll.
21 vjeçari ka kontratë me klubin brazilian deri në vitin 2021 me një klauzolë lirimi 50 milionë euro./gazetaexpress/
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki