Qeveria e Kosovës nuk ka më tolerancë për banorët e Shipitullës dhe Hadës për shpronësimin e pronave të paluajtshme, të cilat nevojiten për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevojat e KEK-ut.
Kështu ka thënë kryeministri, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të qeverise, raporton arbresh.info.
“Ky projekt ka avancuar në mas të duhur por janë disa pengesa. Vendimi i sotëm i afatizon këto veprime, në rast të mos zbatimit të tij. Nuk mundemi në pakufi me toleru një situate të tille sepse procesi nuk ka ecur në dinamiken e duhur.”
E Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha se qytetarët i kanë të gjitha informatat për shpronësim.
“Pas miratimit të vendimit të datës 30.08.2017, ministria ka bërë përgatitjet për dëgjim publik. Në ditën e mbajtjes së dëgjimit qytetarët kanë protestuar,” është shprehur Reshitaj.
Sipas saj, qytetarët i kanë të gjitha informata për shpronësimin e tokave në Hade dhe Shipitullë.
Aty u vendos nga Qeveria e Kosovës për ekzekutim të vendimit preliminar për shpronësim të interesit publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga prodhimi i energjisë elektrike për nevojat e KEK-ut./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër