Isco ka zbuluar se Zinedine Zidane është i vetmi trajner i Real Madridit që e ka vendosur atë në pozitën e tij më të mirë për t’ia rikthyer besimin.
Mesfushori kreativ ishte transferuar nga Carlo Ancelotti, por shpenzoi gjashtë muaj edhe nën udhëheqjen e Rafael Benitezit, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, ai beson që forma e tij më e mirë ka ardhur si rezultat i taktikave të francezit.
“Zidane më ka lejuar mua të luaj një rol mjaftë të rëndësishëm”, ka thënë Isco për ‘Fox Sport Italia’.
“Ai ka qenë i vetmi trajner në Real Madrid që më ka shfrytëzuar mua në një pozitë që më pëlqen më së shumti dhe kjo më ka rikthyer besimin në fushë”
25-vjeçari ka shënuar katër gola këtë edicion brenda 13 paraqitjeve./arbresh.info/
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje