Ministri i Financave, Bedri Hamza ka deklaruar sot në Kuvend se Kosova nuk mund të krahasohet me Zvicrën për tu anëtarësuar në Kartonin e Gjelbër pa qenë anëtare e OKB-së.
Hamza ka thënë se përgjegjësia për Kartonin e Gjelbër i takon Byros Kosocare të Sigurimeve, shkruan arbresh.info.
“Nuk kam qëllim tash si ministër të dal në rolin që nuk më takon. Përgjegjës është Byroja Kosovare e Sigurimeve. E di që Zvicra nuk është anëtarësuar në OKB mirëpo Zvicra është rast tjetër, kemi tentuar të anëtarësohemi përmes Shqipërisë. Kemi tentuar përmes Sllovenisë mirëpo prapë një gjë e tillë nuk është arritur. Ne kemi nevojë ti bëjmë disa përmirësime te tjetra. Numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovë është i madh”, ka thënë Hamza.
/arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...