Koreja Veriore ka pohuar se raketa e fundit që u testua gjatë ditës së djeshme është një lloj i ri i raketave balistike ndërkontinentale, Hwasong 15, e cila mund të godasë në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njoftimi është bërë nga televizioni shtetëror i Koresë Veriore.
Deklarata e Phenianit thekson se Veriu ka një forcë të plotë bërthamore.
“Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka njoftuar vendin se tanimë ai ka realizuar një hap të madh historik mbi kompletimin e armëve bërthamore”, citon Yonhap, transmeton portali arbresh.info
Raketa e testuar së fundmi ka përfunduar në ujrat e Japonisë dhe ka fluturuar për më shumë se 50 minuta.
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar duke thënë se “Koreja Veriore është një çështje që do të trajtohet”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...