Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi edhe nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, me rastin e 28 nëntorit.
Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka publikuar mesazhin e urimit, në të cilin thuhet:
“Shkëlqesisë së tij, z. Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
I nderuar zoti President,
Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.
Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbësore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.
Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati.
Me respekt,
Vladimir Putin

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...