Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, kanë protestuar sot para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Frashër Rracaj nga Lëvizja “Shqipëri e Bashkuar”, tha se shqiptarët gjithmonë kanë qenë të bashkuar.
“Sot Prishtina po e shpalos mesazhin e padrejtësisë shekullore. Maqedonia e keqpërdori marrëveshjen e Ohrit dhe si pasojë e kësaj shqiptarët janë të diskriminuar”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info.
Sipas tij vëllezërit shqiptarë u vranë dhe u torturuan.
“Ne jemi të rreshtuar por jemi të rreshtuar për të mbrojtur identitetin kombëtar. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë që të reagojnë për grupin Kumanova”, ka thënë ai.
/arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova