Nuk është asnjëherë shpejt për të plani fikuar të ardhmen.
Këtë gjë e di shumë mirë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili ka nisur punën për të forcuar skuadrën në merkato. Pas humbjes që pësoi me Partizanin, ai ka marrë një mesazh që me grupin aktual të futbollistëve nuk e fiton dot titullin kampion. Dy strategjitë e drejtuesve janë merkato në rajon dhe brenda vendit. Për të parën po kujdeset Ivan Gvozdenoviç, ndërsa për të dytën emri i parë është Ivan Jakovljeviç.
Gjici ka nisur me mision të fshehtë në Serbi ndihmëstrajnerin Ivan Gvozdenoviç. Ai është një nga personat më të besuar të klubit. Ishmbrojtësi serb është duke ndjekur nga afër dy futbollistë emrat e të cilëve mbahen të fshehtë. Arsyeja është frika nga rivalët në Superiore dhe, mbi të gjitha, Skënderbeu. Kukësi nuk dëshiron që të përsëritet e njëjta situatë si me Bilaim Belain, shkruan Panorama.
Por, këtë herë nuk do të jetë vetëm tregu jashtë Shqipërisë alternativa për të përmirësuar organikën. Superiorja ka shumë lojtarë interesantë dhe drejtuesit e Kukësit e dinë këtë. Emri i parë që pëlqehet nga skuadra e Kukësit është mbrojtësi serb me pasaportë kosovare, Ivan Jakovljeviç.
Mbrojtësit i përfundon kontrata me Flamurtarin dhe Kukësi është futur në lojë për të marrë shërbimet e tij. Jakovljeviç mund të luajë si në qendër, ashtu edhe në krahun e djathtë dhe diçka e tillë do ta bënte shumë komod trajnerin Mladen Milinkoviç.
Për më tepër, 28- vjeçari i Flamurtarit është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar, pasi aktivizohet në Vlorë prej dy sezonesh. Mësohet se bisedimet kanë nisur përmes palëve të treta, por mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet. /Panorama
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...