Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, arrestimin e së premtes dhe këtë të sotshmin të Albin Kurtit dhe Donika Kadajt e ka quajtur ‘përndjekje’.
Ai ka theksuar se këto arrestime janë të paligjshme dhe poashtu ka akuzuar Kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës pasi asnjëherë nuk i është përgjigjur kërkesës së katër deputetëve për ta zëvendësuar këtë trup gjykues të drejtuar nga Beqir Kalludra, duke e kontestuar kapacitetin e tij për të qenë i paanshëm në këtë rast./arbresh.info
Ky është reagimi i tij i plotë:
Burgosja e sërishme e Albinit dhe Donikës për shkak se dolën për t’ua uruar qytetarëve fitoren, është përndjekje.
Dhe prapë nga një trup gjykues i cili është i kontestuar. Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës asnjëherë nuk iu është përgjigjur kërkesës së katër deputetëve, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Albin Kurti dhe Faton Topalli, për ta zëvendësuar këtë trup gjykues të drejtuar nga Beqir Kalludra, duke e kontestuar kapacitetin e tij për të qenë i paanshëm në këtë rast. I njëjti gjykatës i ka dënuar katër aktivistë të Lëvizjes me 21 vjet e gjysëm burg pa kurrfarë baze në një vendim skandaloz gjyqësor.
Rrjedhimisht edhe burgosja e së premtes edhe kjo që ndodhi sot janë të paligjshme, sepse trupi i kontestuar gjykues nuk ka të drejtë të marrë asnjë vendim përderisa nuk trajtohet çështja e kontestimit. E si mundet të shqiptojë drejtësi një gjykatës që merr vendime jashtëligjshëm?/arbresh.info/
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...