Futbolli anglez vazhdon të jetë më i shikuari dhe liga më e fortë në botë.
Në dekadën e fundit futbolli anglez ka përjetuar investime milionëshe në tregun e futbollistëve.
Sipas një studimi të ri mbi pagët në Premierligë, është zbuluar se paga javore mesatare për një lojtar është rritur mbi 60 mijë euro në javë.
“Global Sports Salariers, ka bërë një anketë me të cilën ka zbuluar se paga mesatare në Pemierligë është 3 miionë euro që i bie 60 mijë euro në javë.
Klubet e qytetit të Manchesterit paguajnë pagë mesatare 120 mijë funte ndërsa Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Real Madridn paguajnë më shumë.

Manchester United dhe Manchester City paguajnë një rrogë javore mesatare 120,000 euro për lojtar, më pak se Barcelona, Paris St-Germain dhe Real Madrid.
Rroga mesatare 7 mln euro e Barça-s përfshin marrëveshjen e re të Messi-t, i cili merr 600,000 euro në javë.
3 mln euro rrogë vjetore mesatare për një lojtar të Premier League është ekuivalentja e 1,5 mln euro e Bundesliga-s dhe 1,2 mln euro e Francës.
Lojtarët në La Liga fitojnë 2 mln euro në vit mesatarisht, ndërsa shifra për Italinë është 1.6 mln euro. /arbresh.info/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...