Me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Tiranës, në vendin ku u ngrit flamuri, përballë Parlamentit, kryebashkiaku dhe zyrtarë të tjerë lokalë morën pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Pavarësisë së kryeqytetit.
“Sot thirrja është që Tirana të jetë avantgardë edhe për pavarësi të tjera, pavarësi nga varfëria, pavarësia nga injoranca. Besoj që Tiranë do të jetë kryeqytet jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë shqiptarëve. Nëse kemi një kryeqytet që vazhdon me punë, nëse kemi një kryeqytet që vazhdon me entuziazëm e me optimizëm, kjo reflektohet kudo”, tha Veliaj.
Ndërkohë, kryebashkiaku ftoi qytetarët që të marrin pjesë edhe në ditët në vijim, në aktivitetet e organizuara për festat e 28 dhe 29 Nëntorit.
“Do të vazhdojmë me festimet në datën 28 Nëntor, si në të gjithë Shqipërinë. Paradite i ftoj të gjithë qytetarët, në orën 10 do të ngremë flamurin për herë të parë në sheshin e ri ‘Skënderbej’. Pastaj, gjatë të gjithë ditës do të kemi një seri aktivitetesh. Nata e Bardhë rikthehet fuqishëm në Tiranë. Do të kemi një koncert, do të kemi aktivitete, ndaj i ftoj të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj energjie të Tiranës, për të kujtuar dhe për të nderuar të parët tanë”, deklaroi Veliaj.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses