Presidenti i Argjentinës ka deklaruar se një kërkim ndërkombëtar do të vazhdojë për nëndetësën që në bord kishte 44 anëtarë.
Nëndetsja u zhduk në Atlantikun e Jugut dhe zhdukja e saj është duke u hetuar, transmeton portali arbresh.info
Flota argjentinase thotë se një shpërthim ndodhi afër kohës dhe vendit ku nëndetsja u zhduk me 15 nëntor, ndërsa lundronte nga porti ekstrem jugor i Ushaisë në qytetin bregdetar të Mar del Plata.
Pas lajmit për shpërthim, disa nga anëtarët e familjeve të personave që ishin në bord kanë humbur shpresat për gjetjen e të të afërmeve të tyre.
Zyrtarët e marinës dhe ekspertët e jashtëm janë të shqetësuar se nëse nëndetësja është në gjendje të mirë, por është e zhdukur, ekupizhi mund të mbetet edhe pa oksigjen.
“Zhdukja dhe kërkimi aktual për nëndetësen ARA San Juan ka prekur të gjithë argjentinasit. Është një moment i vështirë për të gjithë, por natyrisht, sidomos për familjarët e 44 anëtarëve të bordit”, tha presidenti Mauricio Macri, në komentin e parë të tij publik që nga zhdukja e nëndetëses./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...